Vazhdojnë dështimet e Manchester United

  • 12 December 2018 - 23:51
Vazhdojnë dështimet e Manchester United

Manchester United është duke vazhduar që të jetë njëra prej skuadrave më jo stabile në Europë.

Pasi u tha që u këndëll me fitoren kundër Fulham, ata kanë dështuar për të fituar sonte në Mestalla kundër Valencias. Kështu ata kanë dështuar për ta fituar grupin në Ligën e Kampionëve, pas dështimit të Juventusit në Zvicër

Manchester United nuk po arrin që të këndëllët.

Skuadra e Jose Mourinhos ka dështuar për të fituar sonte kundër Valencias, ku ka humur me rezultat 2-1.

Valencia arriti të goli i parë në minutën e 17-të të ndeshjes me Soler, duke kaluar në epërsi me rezultat 1-0, me të cilin rezultat përfundon edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Valencia dyfishon epërsinë, pas një superautogoli të Jones në minutën e 46-të.

Krejt çka bën United është një gol i Rashford në minutën e 87’të.

Me këtë humbje, United kalon në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve nga vendi i dytë, ku do ta mësojë kundërshtarin e radhës në 1/8 e finales të hënën.

 

(Kosova Sot)