Real Madridi pësoi humbje historike ndaj CSKA Moscow

  • 13 December 2018 - 10:16
Real Madridi pësoi humbje historike ndaj CSKA Moscow

Një “Santiago Bernabeu” e boshatisur dhe një rezultat dëshpërues për Real Madridin pasi humbi 3-0 nga CSKA Moscow, që ishte humbje dytë nga skuadra ruse në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.

Edhe pse CSKA Moscow fitoi dy herë ndaj Real Madridit, skuadra ruse përfundoi e fundit në grup me shtatë pikë, kurse Reali në krye te grupit me 12 pikë

Humbja e mbrëmshme prej 3-0 është humbja më e thellë për Real Madridin në shtëpi në histori të Ligës së Kampionëve.

Humbja e fundit për Realin në “Bernabeu” në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve është nga Milani 3-2 në stinorin 2009/10. 

(Kosova Sot)