Cila është arsyeja që Isco refuzoi ta mbante shiritin e kapitenit dje

  • 13 December 2018 - 13:13
Cila është arsyeja që Isco refuzoi ta mbante shiritin e kapitenit dje

Në ndeshjen e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve kundër CSKA Moscow, shumë tifozët të Real Madridit u zemëruan kur Marcelo tentoi t’ia dorëzojë shiritin e kapitenit Iscos, por mesfushori spanjoll e refuzoi këtë ofertë, pasi që i kishte premtuar Dani Carvajalit se do t’ia jepte atij këtë shirit.

Ky veprim i Iscos ngjalli shumë debat, pasi që spanjolli edhe u fishkëllye gjatë ndeshjes për shkak të veprimeve të tij. Madje, edhe bashkëlojtari i tij, Marcelo e pranoi se ai ishte habitur nga ky veprim i Iscos.

“Unë tentova t’ia japë atij shiritin e kapitenit, mirëpo ai më tha se duhet t’ia dorëzojë atë Carvajalit. Nuk e di se për çfarë arsye e bëri këtë”, ka thënë Marcelo.

Por, sipas gazetës spanjolle, Marca, arsyeja për këtë refuzim ishte pasi që në fakt Isco i kishte premtuar Carvajalit se ai do t’ia japë atij për ta mbajtur shiritin e kapitenit.

 

(Kosova Sot)