PSV kërkon kthimin e Robben

  • 13 December 2018 - 16:01
PSV kërkon kthimin e Robben

Sulmuesi anësor i Bayern Munichut Arjen Robben është lidhur me një kthim të tij te PSV Eindhoven në fund të këtij stinori.

Robben e ka konfirmuar se do të largohet nga klubi bavarez në fund të këtij stinori dhe në stinorin e ardhshëm mund ta shohim në Holandë.

Holandezi ishte pjesë e PSV-së gjatë viti 2002 deri më 2004, para se të kalonte te Chelsea.

Te Bayerni brenda 10 stinoreve Robben ka bërë 305 paraqitje, ka shënuar 143 gola, i ka fituar shtatë Bundesliga, pesë DFL-Supercup, katër DFB-Pokal, një Ligë të Kampionëve dhe një UEFA Super Cup.

 

(Kosova Sot)