Juventusi merr një lajm të mirë, kthehet Benatia

  • 13 December 2018 - 18:05
Juventusi merr një lajm të mirë, kthehet Benatia

Medhi Benatia është kthyer në stërvitje të plota sot me Juventusin, por lëndimi në gju i Cuadrados pritet që të rishikohet edhe njëherë

Bardhezinjtë humbën kundër Young Boys në Ligën e Kampionëve mbrëmë dhe ata pritet që të kthehen në Torino këtë mëndjes.

Me derbin e qytetit që do të zhvillohet të shtunën, skuadra e Massimiliano Allegrit ka dalë sot menjëherë në stërvitje.

Faqja zyrtare e klubit ka konfirmuar që Benatia është stërvitur me lojtarë të cilët nuk janë paraqitur mbrëmë, derisa disa të tjerë janë pushuar.

Cuadrado është në dyshim pasi që Juve ka konfirmuar se ka pasur një hipertension të gjurit të tij të majtë, i cili pritet që të rishikohet gjatë ditëve në vijim.

 

(Kosova Sot)