“Shpresojë që Icardi të rri në Inter”

  • 13 December 2018 - 18:45
“Shpresojë që Icardi të rri në Inter”

Nënpresidenti i Interit, Javier Zanetti ka diskutuar për Mauro Icardi dhe ka thënë se ai “shpreson që të rri edhe më shumë në Inter dhe të bëhet legjendë e këtij klubi”

Sulmuesi luajti ndeshjen e 200’të për Nerazzurri kundër PSV të martën në mbrëmje, duke shënuar golin e barazimit, por i cili gol nuk mjaftoi që Interi të kalojë në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

“Kontributi i tij është gjithmonë shumë i rëndësishëm për ne”, ka bërë të ditur Zanetti derisa ka folur për agjencinë e lajmeve Xinhua gjatë një vizite në Kinë.

“Shpresojë që ai të rri për disa vite dhe të bëhet legjendë dhe të hy në histori të këtij klubi”.

Zanetti po ashtu ka reflektuar për ndeshjen e së martës, në të cilën Interi dështoi të fitojë dhe do të luan në Europa Ligë në pranverë.

“Objektivi i sezonit të kaluar ishte të kualifikohemi për në Ligën e Kampionëve, fatkeqësisht udhëtimi i jonë përfundoi në ndeshjen kundër PSV”.

“Kjo nuk do të thotë se ne nuk kemi më shumë objektiva. Tani është Serie A, Europa Ligë dhe Kopa Italia që janë tri gara të rëndësishme për ne, por ne duhet të kemi paraqitje më të mira”.

 

(Kosova Sot)