Skuadrat spanjolle dëshirojnë ti shmangin ato angleze në shortin e 1/8-es së finales

  • 13 December 2018 - 19:05
Skuadrat spanjolle dëshirojnë ti shmangin ato angleze në shortin e 1/8-es së finales

Të hënën në Nyon rreth orës 12 të pasdites do të hedhet shorti për 1/8-ën e finales, kur Real Madridi, Barcelona dhe Atletico do të shikojnë rivalët e tyre të mundshëm.

Rivalët në fazën e parë të Ligës së Kampionëve mund të hasin në rrugë të vështira për në finalen në Wanda Metropolitano.

Si gjithmonë, ata dëshirojnë që ti shmangen disa skuadrave, kurse me poshtë kemi tri skuadra spanjolle dhe kundërshtarët e tyre të mundshme në Ligën e Kampionëve.

REAL MADRID

Skuadra e Santiago Solarit mund të përballet me tre rivalë shumë të vështirë.

Për kuriozitet, të tre këta rivalë janë skuadra nga Anglia.

Liverpooli, vitin e kaluar ishte finalist dhe konsiderohet skuadra më e rrezikshme.

Nga forma e tyre, stili si luan futboll brenda skuadrës, skuadra e Jurgen Klopp nuk dëshirohet në këtë fazë nga skuadra e Solarit.

Tottenhami i Pochettinos, i cili vitin e kaluar kishte luajtur kundër Realit në fazën e grupeve dhe Unitedi i Mourinhos-janë skuadra të pabesueshme që dinë të mposhtin çdo skuadër-e që janë po ashtu dy skuadra që Madridi nuk i dëshiron në grup.

Një nivel mesatar për ta është Ajaxi dhe Lyoni.

Dy skuadra që kanë një potencial të madh ofensivë, të cilat luajnë futboll atraktiv dhe ditën që ti sjellin shumë vështirësi si Bayernit ashtu edhe Manchester Cityt.

Ato janë disa hapa më të ulët se anglezët, por një nivel më të mëdha se Schalke 04, të cilët do të ishin skuadra më e mirë për ta në këtë fazë.

Gjermanët kaluan grupin si më të dobët nga të gjithë grupet e tjera dhe nuk ishin në gjendje që ta mposhtin Porton, e cila ka fituar më se shumti pikë në fazën e grupeve nga 15 skuadrat e tjera.

BARCELONA

E njëjta panoramë është edhe ajo për skuadrën e Ernesto Valverdes dhe skuadrën e tij që do të përballet me këta rival.

Të vetmit në këtë listë janë Tottenham, të cilët janë një skuadër më e fortë se Roma sivjet, edhe pse me italianët, katalunasit nuk kanë kujtime të mira.

Si për Madridin, për ta Liverpool është një kundërshtar i mundshëm, edhe United, të dyja skuadra angleze që për ta konsiderohen rreziku serioz.

Pos këtyre janë edhe Lyon dhe Ajax, m Schalke 04 që konsiderohet si rival më i dobët.

ATLETICO

Atletico e Cholo Simeones me të vërtetë do ta këtë shumë vështirë.

Vetëm Porto duket në letër një kundërshtarë më pak i rrezikshëm që do ti dërgonte ata ndoshta në çerekfinale.

Për Rojibllancos të gjitha skuadrat tjera janë problem.

Bayern, duke respektuar historinë dhe pa nënvlerësuar potencialin e tyre, janë një opsion ndoshta mesatar.

Por, skuadra si Manchester City, Paris Saint-Germain dhe Juventus janë disa nga skuadrat shumë të forta që ata mund të përballen në 1/8-en e finales.

 

(Kosova Sot)