Cuadrado dhe Cancelo mungojnë kundër Torinos?

  • 13 December 2018 - 20:05
Cuadrado dhe Cancelo mungojnë kundër Torinos?

Juan Cuadrado pritet që të mungojë në Derby della Mole, apo Derbin e Torinos, me Cancelon që po ashtu është në dyshim

Cuadrado u largua mbrëmë nga ndeshje kundër Young Boys, ku Juventusi humbi me rezultat 2-1, derisa mësohet se ai ka lënduar lehtë gjurin e majtë.

Cancelon po ashtu u largua pasi që ka një lëndim muskulore derisa u pa që nuk mund të luante në një fushë sintetike si ajo e Zvicrës.

Ai është në dyshim për ndeshjen kundër Torinos, derisa preferon të pushojë për Romën.

Benatia, i cili mungoi në ndeshjen kundër Young Boys, është rikthyer në stërvitje të plota sot. 

 

(Kosova Sot)