Tifozët e Eintracht Frankfurt pritet të gjobiten

  • 13 December 2018 - 22:14
Tifozët e Eintracht Frankfurt pritet të gjobiten

Eintracht Frankfurt mund të përballet me një dënim të rëndë pasi përleshjeve që bën me tifozë në ndeshjen e Europa Ligë kundër Lazios

Ka pasur disa raporte që ata kanë shkaktuar probleme në qytet, derisa kanë lënë bërllog nëpër sheshe historike, kurse disa policë kanë arrestuar pesë tifozë.

Problemet kanë vazhduar edhe gjatë ndeshjes në Stadio Olimpico.

Tifozët e Eintracht, të cilët ishin më të shumtë se tifozët e Lazios në stadium, vazhdimisht kanë ndezur fishekzjarre dhe flakadanë në stadium.

Për më keq, në pjesën e dytë ata filluan që të gjuajnë gjësende në drejtim të tifozëve të Lazios.

Në golin e parë të Joaquin Correa, disa tifozë kishin arritur që të ngjitën në murin Plexiglas dhe të vrapojnë në fushë, ku mandej ata u kapën nga policia.

Problemet kanë vazhduar, derisa policia është dashur të intervenoi edhe pas ndeshjes. 

 

(Kosova Sot)