Natën e mirë Milan

  • 13 December 2018 - 23:22
Natën e mirë Milan

MIlan ka humbur sot në Greqi derisa skuadra e Gattusos nuk ka arritur që të kaloi as grupet e Europa Ligë. Ata kanë humbur në Greqi sonte, rezultati 3-1 ka dërguar skuadrën e greke në fazën e 32 skuadrave më të mira

Kampionëve, gara në Europa Ligë ka përfunduar.

Djemtë e Gattusos

Milan ka arritur më shumë vështirësi që të kualifikohet për në fazën tjetër të Europa Ligë, pasi që ka humbur sonte me rezultat 2-1 në Greqi.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundoi pa gola me grekët që kishin më shumë mundësi për të shënuar gola.

Në pjesën e dytë vendasit fillojnë një seri golash.

Cisse shënoi në minutën 60 pas një gabimi të mbrojtjes së Milanit, derisa rezultati u dyfishua me një autogol të shënuar nga Zapata në minutën e 70-të.

Por, epërsia 2-0 e Olympiakosit nuk zgjati më shumë se 2 minuta pasi që i njëjti lojtar, Zapata ngushton epërsinë në minutën e 72-të.

Deri në këtë moment Milan ishin të kualifikuar për në fazën tjetër, por në minutën e 80 Abate shkakton penallti të cilën në gol e shndërron Fortounis.

Kjo humbje e eliminon Milanin nga garat e Europa Ligë derisa Olympiakos përfundon e dyta më 10 pikë, aq sa ka Milan por që ka golëdallim më të mirë.

Në vendin e parë është kualifikuar Real Betis.

 

(Kosova Sot)