Shpëtimi i vetëm për klubet

  • 14 December 2018 - 08:53
Shpëtimi i vetëm për klubet

Klubet po e kanë të vështirë të gjejnë një sponsor që t'i mbulonte shpenzimet e tyre dhe që t'i zhvillojnë aktivitetet normalisht. Për të dalë nga kjo situatë, Xhavit Kajtazi thotë se klubet duhet të privatizohen dhe të mos mbesin nën mëshirë të donatorëve dhe komunave përkatëse. Nëse ka investime, atëherë, sigurisht se do të ketë Majlinda të tjera 

Vështirësitë e klubeve kosovare për të gjetur sponsor janë të mëdha. Ato e kanë vështirë për të funksionuar dhe për t'i zhvilluar aktivitetet normalisht, duke marrë parasysh se nuk kanë financa të larta. Për të funksionuar siç duhet, nevojiten shpenzime të mëdha. Stërvitje, ndeshje, udhëtime e shumëçka tjetër krijojnë shpenzime të larta, derisa klubet janë të varura nga donatorët dhe komunat ku funksionojnë. Shumë klube janë funksionuar pasluftës, për shkak të problemeve financiare. Duhet privatizimi i klubeve Trajneri i njohur i volejbollit dhe gazetari shumëvjeçar i sportit, Xhavit Kajtazi tregon se sa vështirë e kanë klubet për të gjetur sponsor sot. "Realiteti i tashëm po dëshmon se pak skuadra kanë gjetur udhën e shpëtimit, duke siguruar donacione nga afaristët vendorë e ndërkombëtarë, pavarësisht se mbase përpjekjet dhe dëshirat e tyre kanë mbetur  pa u sendërtuar. Tash për tash bashkëpunimi i sponsorëve dhe donatorëve me klubet sportive është në fillimet e jetësimit të akteve ligjore e nënligjore,por që ende po hezitojnë ngase nuk e kanë të qartë se cilat benifite do t'i gëzojnë. Tash për tash në këtë fushë prijnë xhudoja, futbolli dhe basketbolli, ndërsa vështirësitë janë të pranishme pothuajse në të gjitha sportet", është shprehur Xhavit Kajtazi për gazetën "Kosova Sot". "Unë mendoj se shpëtimi i vetëm për klubet sportive është privatizimi i tyre, por edhe partneriteti publiko-privat. Në të kundërtën, gjithçka do të mbetet në mëshirën e drejtorive të komunave, tek-tuk të ndonjë donatori, që në njëfarë mënyre mundëson zhvillimin e garave sa për të thënë, pa ndonjë synim më të madh, duke zhvilluar veprimtarinë sipas thënies famoze "e rëndësishme është pjesëmarrja", ka shtuar tutje Xhavit Kajtazi për gazetën "Kosova Sot". Kajtazi ka punuar me vite të tëra në volejbollin kosovar, dhe e di mjaft mirë se sa vështirë e kanë klubet të funksionojnë pa buxhet të madh. Vështirë të gjenden sponsorë Por, si arrijnë të funksionojnë klubet pa sponsor gjeneral? Kajtazi shprehet kështu: "Një Zot e di se si skuadrat e lidhin muajin me muaj. Stërvitjet gjatë katër javëve, ndeshjet, kanë një kosto të lartë të shpenzimeve, që për shumë sporte është shumë vështirë të mbulohen. Probleme kanë më së shumti skuadrat e futbollit, por edhe ato të basketbollit, të hendbollit dhe të volejbollit, sikundër që po këto telashe i kanë të gjitha klubet e sporteve të tjera. Tash për tash kemi këtë gjendje. E ardhmja po shpresojmë të jetë më e mirë. Po shpresoj që sponsorët do t'i ofrohen sportit dhe ta ndihmojnë të mbijetojë. Investimi më i qëlluari sponsorëve është fusha e sportit. Botës kemi mundësi t'i japin edhe shumë Majlinda të tjera. Të paktën me këtë veprimtari mund të jemi konkurrues në rrafshin ndërkombëtar", ka shtuar tutje Xhavit Kajtazi për gazetën "Kosova Sot". Skuadrat sidomos në sportin e volejbollit e kanë pasur vështirë për të gjetur sponsor, pasi interesimi nuk ka qenë shumë më i madh në vitet e fundit. Ligji për Sponsorizim edhe pse është miratuar, ende nuk është duke funksionuar, për shkak të rregullimit të një neni, që ende po mban peng këtë ligj. 

(Kosova Sot)