Wilshere mund të mos kthehet për Krishtlindje shkaku i lëndimit

  • 14 December 2018 - 11:08
Wilshere mund të mos kthehet për Krishtlindje shkaku i lëndimit

Mesfushori e ka humbur shumicën e sezonit për shkak të lëndimit por tani pritet që të rikthet gjatë periudhës së Krishtlindjeve

Mesfushori ka humbur shumicën e pjesës së sezonit për shkak të një lëndimi por pritet që të rikthehet tërësisht gjatë periudhës së Krishtlindjeve.

Trajneri i West Ham, Manuel Pellegrini e ka konfirmuar se Jack Wilshere kishte pësuar një lëndim tjetër që do të lë atë jashtë për një kohë të gjatë.

Ish lojtari i Arsenalit ka pasur një karrierë me plot lëndime gjatë karrierës së tij derisa e kishte humbur tërë sezonin 2015-16.

“Është më serioze se sa kemi menduar në fillim? Ndoshta, sepse kur ai pati dhimbje, ishte në anën e gjurit ku nuk e kishte pasur operimin ishte në anën e gjurit ku nuk e kishte pasur operimin”, tha 65 vjeçari për media para ndeshjes se vikendit kundër Fulham.

“Ne shpresuam se ishte vetëm një dhimbje që mund të zgjaste dy tri ditë por gjërat kanë ndryshuar dhe duhet të presim më shumë se duhet”.

(Kosova Sot)