Lopetegui, trajner i Romës?

  • 14 December 2018 - 12:12
Lopetegui, trajner i Romës?

Ish trajneri i Real Madridit dhe Spanjës, Julen Lopetegui raportohet se është në listën e Romës si zëvendësues i mundshëm për Eusebio Di Francesco.

Sipas Il Tempo, Roma janë “duke konsideruar” disa alternativa për Di Francescon, pozita e të cilit nuk është e sigurt pas rezultateve të dobëta në Serie A dhe humbjes kundër Viktoria Plzen.

Gazeta ka shpjeguar që emri i ri në listën e ngushtë të Giallorossi është Lopetegui, i cili për momentin është pa punë.

Basku kishte udhëhequr Spanjën drejt kualifikimeve në Botëror por u shkarkua pasi u bë trajner i Realit por u shkarkua në tetor shkaku i rezultateve të dobëta. 

(Kosova Sot)