Gundogan reagon për Sterling, “e di dhe e ndjej lëndimin për fyerjet racore”

  • 14 December 2018 - 15:27
Gundogan reagon për Sterling, “e di dhe e ndjej lëndimin për fyerjet racore”

Mesfushori i Manchester City kishte vuajtur këtë verë për shkak se ishte “fyer” për prejardhjen turke, derisa luajti për Gjermaninë në Botëror

Ilkay Gundogan ka mbështetur shokun e tij të skuadrës, Raheem Sterling, duke thënë se ai e di çfarë është të fyesh në baza racore.

“Ne duhet të mësohemi me këtë”, ka thënë Gundogan. “Nuk është lehtë sepse e kam jetuar gjatë verës. E di si ndihesh dhe më të vërtetë lëndoheni”.

“Por, në fund ne nuk kemi zgjidhje tjetër por duhet të jemi të fortë dhe të përpiqemi që ta kalojmë këtë periudhë duke bërë më të mirën. Po, duke qenë të suksesshëm, pavarësisht çfarë ndodh”.

I pyetur si po ja del Sterling këto ditë qëkurse ka ndodhur ky incident, Gundugan ka thënë se ai po e përballon mirë bashkë me shokët e tij, por edhe me përgjigjen e Chelsea ndaj tyre.

“Ai ka qenë normal. Mendoj që ai e ka bërë të qartë edhe në Instagram, kur është deklaruar për këtë. Nuk e di nëse mund të flasim më shumë por sigurisht kjo mund ti ndodh çdokujt në botë”. 

 

(Kosova Sot)