“Pogba mund të largohet në janar”

  • 14 December 2018 - 15:28
“Pogba mund të largohet në janar”

Francezi nuk ka startuar për skuadrën e tij as në javët e fundit derisa marrëdhëniet e tij me menaxherin Jose Mourinho janë në pikën më të ulët

Ish mesfushori i Manchester United, Paul Ince ka thënë se ai mendon se Paul Pogba mund të largohet nga Djajtë e Kuq që në afatin kalimtar të janarit.

Fituesi i Botërorit nuk ka startuar për United në dy ndeshjet e fundit në Premier Ligë, gjë që e ka bërë edhe më të errët të ardhmen e tij në Old Trafford.

“Mund ta shoh Pogban duke u larguar në janar”, ka pranuar ai për Evening Standard. “Mendoj se gjithçka është rregulluar që ai të largohet. Duket se ai do të largohet”.

“Është turp, sepse është një lojtar klasi dhe nuk e di çfarë janë marrëdhëniet e tij me menaxherin”. 

 

(Kosova Sot)