Vertonghen shpreson që ta zgjat kontratën me Spurs

  • 14 December 2018 - 16:24
Vertonghen shpreson që ta zgjat kontratën me Spurs

Mbrojtësi i Tottenhamit, Jan Vertoghen ka insistuar se ai është i lumtur nëse do ja zgjasin kontratën më shumë se në vitin 2020

Spurs pritet që të aplikojnë opsionin për t’ia zgjatur një vit me belgun por ai shpreson që të rri edhe më shumë se një vit atje.

“Kam kontratë deri më 2020-është një opsion dhe Tottenham e ka shfrytëzuar atë opsion”, ka thënë ai për Evening Standard.

“Kështu që kam edhe një vite e gjysmë dhe pasta do të shohim. Mënyra si ndihem tani, është e mirë, pasi që kam pasur katër apo pesë vite të lumtura në këtë ekip”

(Kosova Sot)