Dy lojtarë të rëndësishëm të Juventusit mungojnë në derbin e Torinos

  • 14 December 2018 - 17:23
Dy lojtarë të rëndësishëm të Juventusit mungojnë në derbin e Torinos

Juventusi ka zbuluar listën e lojtarëve të ftuar për derbin ndaj rivalit të qytetit Torinos të shtunën në kuadër të xhiros së 16-të në Serie A.

Joao Cancelo dhe Juan Cuadrado nuk janë ftuar për këtë ndeshje.

Cancelo mungoi edhe në ndeshjen ndaj Young Boys në kuadër të Ligës së Kampionëve, kurse Cuadrado nuk është rikuperuar ende nga lëndimi në gju.

Dy lojtarët iu janë bashkuar edhe Andrea Barzaglit e Sami Khediras, kurse Rodrigo Bentancur është i suspenduar pas kartonit të pestë të marrë.

Kjo është skuadra e Juves në ndeshjen ndaj Torinos: Szczesny, Perin, Pinsoglio; De Sciglio, Chiellini, Benatia, Alex Sandro, Bonucci, Rugani, Spinazzola; Pjanic, Matuidi, Emre Can; Ronaldo, Dybala, Douglas Costa, Mandzukic, Kean, Bernardeschi.

 

(Kosova Sot)