Presidentit të Milanit i vidhen 10 mijë euro

  • 14 December 2018 - 18:08
Presidentit të Milanit i vidhen 10 mijë euro

Presidentit të Milanit Paolo Scaroni i është vjedhur sot një çantë që mbante 10 mijë euro brenda.

Scaroni ishte në një mbledhje përderisa hajduti hapi derën e veturës dhe mori valixhen me para dhe iku, raporton Corriere della Sera.

Çanta është gjetur pastaj mirëpo paratë nuk ishin aty, kishin mbetur vetëm disa dokumente të Scaronit.

Problemet vazhdojnë të rriten për Milanin, i cili ende nuk është qetësuar nga eliminimi në Evropa Ligë dhe dënimi nga UEFA për thyerjen e rregullave FFP.

 

(Kosova Sot)