Lampardi i alarmuar me urrejtjen në futboll

  • 14 December 2018 - 18:53
Lampardi i alarmuar me urrejtjen në futboll

Frank Lampard ka kërkuar nga njerëzit që t’i drejtohen respektit në vend të urrejtjes në botën e futbollit.

Chelsea i ka suspenduar katër tifozë nga stadiumi “Stamford Bridge” pasi përdorën abuzime raciste ndaj sulmuesit të Manchester Cityt Raheem Sterling në ndeshjen e vikendit të kaluar.

“Racizmi duhet të largohet nga futbolli”, ka thënë legjenda e Chelseat Lampard dhe trajneri aktualë i  Derby Count.

“Jam shumë i shqetësuar me urrejtjen që po krijohet në shoqërinë moderne dhe futbollin”.

“Kjo gjëja se mund të themi gjithçka për çdo kënd dhe në fund është në rregull. Nuk mendoj se nuk është në rregull, kështu që mendoj se duhet të kthehemi kah respekti”. 

 

(Kosova Sot)