Spalletti: Interi nuk është në krizë

  • 14 December 2018 - 19:12
Spalletti: Interi nuk është në krizë

Luciano Spalletti kërkon një reagim të menjëhershëm nga Interi, mirëpo thotë se skuadra e tij nuk është në krizë.

Zikaltrit humbën nga Juventusi në javën e kaluar në Serie A dhe u diskualifikuan nga Liga e Kampionëve, dhe kanë marrë vetëm një fitore në shtatë ndeshjet e fundit.

“Është esenciale që ta shohim një reagim të menjëhershëm”, ka thënë Spalletti.

“Them se lojtarët meritojnë përkrahje nga tifozët”.

“Mendoj se kritikat që janë bërë, disa prej tyre kanë qenë brutale, mirëpo nëse kritika bëhet në mënyrë korrekte mund të jetë edhe konstruktive”. 

 

(Kosova Sot)