Zyrtare: Salah është futbollistit afrikan i vitit për vitin 2018

  • 14 December 2018 - 19:43
Zyrtare: Salah është futbollistit afrikan i vitit për vitin 2018

Sulmuesi i Egjiptit dhe Liverpoolit Mohamed Salah është votuar si BBC Futbollisti afrikan i Vitit për herë të dytë radhazi.

Në garë për këtë çmim ishin Medhi Benatia, Kalidou Koulibaly, Sadio Mane dhe Thomas Partey.

“Është një ndjenjë e madhe për ta fituar përsëri. Jam i lumtur dhe do të doja ta fitoja përsëri në vitin e ardhshëm”, ka thënë Salah.

Salah bëhet lojtari i parë që nga Jay-Jay Okocha që e fiton këtë çmim për dy vite radhazi. Salah këtë çmim e fitoi në vitin 2017. 

 

 

 

(Kosova Sot)