Klopp i thotë Mourinhos: Nuk duhet gjykuar vetëm në trofe

  • 15 December 2018 - 10:18
Klopp i thotë Mourinhos: Nuk duhet gjykuar vetëm në trofe

Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp iu është përgjigjur komentit të Jose Mourinhos për titujt.

Përpara takimit të së dielës mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit në “Anfield”, Mourinho tha se “titujt kanë rëndësi”, ku Klopp ende nuk ka sjellë një të tillë që nga ardhja e tij në tetor të vitit 2015.

“Nëse njerëzit thonë se rrugëtimi ynë në Ligën e Kampionëve në stinorin e kaluar nuk ka qenë i suksesshëm sepse nuk fituam në finale, atëherë unë nuk mund ta ndryshoj këtë. A ishte më i suksesshmi? Jo, por rrugëtimi ishte brilant. E kam shijuar shumë”, ka thënë Klopp.

Mirëpo trajneri gjerman, i cili i ka humbur tri finale gjatë kohës së tij në “Anfield”, ka thënë se duhet të konsiderohet diçka më shumë se titujt.

“A duhet? A duhet të fitoj? Kjo është ajo që njerëzit mbajnë mend mirëpo ajo çfarë unë duhet të bëj është të nxjerri më të mirën nga ajo që ma ka ofruar klubi, kjo është ajo që besoj unë”. 

 

(Kosova Sot)