Vedat Muriqi shënon gol në Super Ligën turke

  • 15 December 2018 - 14:01
Vedat Muriqi shënon gol në Super Ligën turke

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi ka shënuar një gol sot për skuadrën e tij në Turqi, Rizespor.

Goli i Muriqit i dha skuadrës së tij një pikë, pasi barazuan 1-1 ndaj Alanyasporti.

Goli i Muriqit erdhi në minutën e 56’ të takimit. Skuadra e tij aktualisht është në fund të tabelës me 11 pikë pas 15 ndeshjeve.

Muriqi deri më tani ka katër gola dhe tre asistime në 17 paraqitje me klubin turk. 

 

 

(Kosova Sot)