Futbollisti i Flamurtarit drejt transferimit në Bundesligë

  • 15 December 2018 - 18:49
Futbollisti i Flamurtarit drejt transferimit në Bundesligë

Futbollisti i talentuar i Flamurtarit, Endrit Demolli, i ka kaluar me sukses provat te skuadra e U-19 e Bundesligës 2 – nivelit të dytë të futbollit gjerman – VFL Bochum, njofton babai i tij, ish-ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Demolli ka njoftuar në llogarinë e vet personale në rrjetin social Facebook se i biri i tij Endriti është vlerësuar pozitivisht nga trajneri Dimitrios Grammozis, i cili dikur i ka udhëhequr klubet e Bundesligës, si Hamburg dhe Koln,.

“Gjatë kësaj jave Endriti ishte në sprovë te VFL Bochumi (U-19), klub ky që garon në Bundesligë. Performanca e Endritit gjatë kësaj sprove, u vlerësua pozitivisht nga trajneri Dimitrios Grammozis (ish lojtar i klubeve të Bundesligës, si HSV, FC Kelni etj)”, shkroi Demolli në Facebook.

Endriti, i cili momentalisht është futbollist në ekipit U-19 të Flamurtarit nga kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, do ta ketë prova tjera dhe do të stërvitë me Bochumin gjatë muajit janar 2019.

Ai do ta luajë edhe një ndeshje miqësore me Bochumin.

“[Ai] i kërkoi Endritit të shkojë për ushtrime dhe sprovë në FC Bochum edhe gjatë muajit janar të vitit 2019, kur do të luajë në një ndeshje miqësore. Sprova e tij u realizua falë ndërmjetësimit të dy menaxherëve të njohur të futbollit, dhe atë të Fatmir Vatës (ish lojtar i Bundesligës dhe kombëtares shqiptare) dhe Fehmi Kongjelit, të cilëve ju jemi mirënjohës dhe falënderues për të gjithë punën, angazhimin dhe përkrahjen e bërë”, shkroi ai. 

 

(Kosova Sot)