Luka Modrici e prezanton Topin e Artë në Bernabeu

  • 15 December 2018 - 21:49
Luka Modrici e prezanton Topin e Artë në Bernabeu

Mesfushori Luka Modric e ka prezantuar Topin e Artë, të cilin e fitoi këtë vit, para tifozëve të Real Madridit në “Santiago Bernabeu” para fillimit të ndeshjes ndaj Rayo Vallecanos në La Liga.

Futbolli i takoi Luka Modricit në vitin 2018, i cili festoi një vit të jashtëzakonshëm duke e fituar Topin e Artë.

Kroati e fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe i ndihmoi kombit të tij ta arrijë finales e Kupës së Botës 2018 në Rusi, ndërsa më 3 dhjetor e fitoi edhe çmimin më prestigjioz individual për një futbollist, Topin e Artë.

Me të gjithë të pranishmit duke e brohoritur emrin e tij në “Santiago Bernabeu” para ndeshjes ndaj Rayo Vallecanos të shtunën mbrëma, mesfushori kroat e shfaqi trofeun para përkrahësve.

Modric ishte i lumtur derisa pozoi me trofeun bashkë me shokët e skuadrës.

 

 

(Kosova Sot)