Yjet e Real Madridit i reagojnë Simeones: Po na kritikon për të fituar vëmendje

  • 15 December 2018 - 23:59
Yjet e Real Madridit i reagojnë Simeones: Po na kritikon për të fituar vëmendje

Yjet e Real Madridit, Luka Modric dhe Thibaut Courtois, kanë reaguar ndaj trajnerit të ekipit rival, Atletico Madridit, Diego Simeones, të cilin e akuzojnë se po e kritikon kampionin evropian për të fituar vëmendje.

Gjatë ditës, Modric u shpreh i zemëruar me Simeonen dhe nevojën e tij për ta sulmuar Real Madridin.

Në një konferencë për media, Simeone tha: “Courtois e la Madridin si më i miri në botë kur ishte pjesë e jona, ai e mposhte Keylor Navasin...”

Pas fitores 1-0 ndaj Rayo Valleconos të shtunën mbrëma, Courotis i reagoi ish-trajnerit të tij, duke e akuzuar e po e bën këtë për të fituar famë në mesin e tifozëve.

“Simeone e kritikon Madridin për t’u bërë i njohur në mesin e tifozëve. Ai gjithmonë e bën këtë, e sulmon Madridin sepse është më i miri në botë”, shtoi ai. 

 

(Kosova Sot)