Ronaldo, njeri i historisë – e shënoi golin e 5000-të të Juventusit në Serie A

  • 16 December 2018 - 11:02
Ronaldo, njeri i historisë – e shënoi golin e 5000-të të Juventusit në Serie A

Cristiano Ronaldo e ka shënuar golin e 5000-të të Juventusit në Serie A në histori, duke i ndihmuar “Zonjës së vjetër” të bëhet klubi i parë që e arrin këtë veçori historike.

Sulmuesi portugez realizoi nga penalltia golin e vetëm në fitoren e Juves 1-0 ndaj Torinos të shtunën në derbin torinez në “Stadio Olimpiko"

Ky gol ishte i 5000-ti në histori të Juventuesit në Serie A.

Marco Di Vaio e pati shënuar golin e 4000-të më 2003, derisa Massimo Briaschi ishte njeriu që e realizoi të 3000-tin në vitin 1984.

Gianni Rossi ishte ai e vulosi golin numër 2000 në vitin 1961, ndërsa Carlo Parola e kompletoi mileniumin e parë më 1948. 

(Kosova Sot)