Megjithatë, Man Unitedi është i gatshëm ta shesë Pogban qysh në janar

  • 16 December 2018 - 11:04
Megjithatë, Man Unitedi është i gatshëm ta shesë Pogban qysh në janar

Manchester Unitedi dëshiron ta shesë blerjen e vet rekorde, Paul Pogban, qysh në afatin kalimtar dimëror, i cili hapet në janar, sipas Mirror.

Unitedi është i gatshëm ta kthejë mesfushorin francez në Juventus përmes një marrëveshjeje shkëmbimi.

Pogba është armiqësuar me trajnerin Jose Mourinho në publik këtë sezon, por Unitedi do të kërkojë ta shesë francezin pavarësisht se a vazhdon të jetë trajner apo jo portugezi.

“Djajve të kuq” u intereson shumë një marrëveshje shkëmbimi me Juventusin, gjigantin italian që dëshiron ta kthejë në klub Pogban.

Dëshira e Unitedit është ta japë Pogban për Miralem Pjanicin apo Alex Sandron. 

(Kosova Sot)