Arsenali i bën gati 45 milionë euro për sulmuesin argjentinas

  • 16 December 2018 - 11:08
Arsenali i bën gati 45 milionë euro për sulmuesin argjentinas

Arsenali i ka nisur bisedimet me Boca Juniors për sulmuesin argjentinas Cristian Pavon, sipas Sun.

“Topçinjtë” dëshirojnë ta transferojnë sulmuesin argjentinas në janar dhe për këtë i kanë bërë gati plot 45 milionë euro.

Thuhet se trajneri Unai Emery është admirues i 22-vjeçarit, përkundër problemeve me lëndimeve.

Përveç Arsenalit, edhe Fulhami ka treguar interesim për Pavonin, por nuk do të jetë në gjendje ta paguajë shumën që e kërkon Boca për të.   

 

(Kosova Sot)