Tmerr: Një skiator në Zvicër rrëzohet me shpejtësi shumë të madhe

  • 16 December 2018 - 12:36
Tmerr: Një skiator në Zvicër rrëzohet me shpejtësi shumë të madhe

30-vjeçari e humbi kontrollin në pjesën e shtegut që njihet si “gunga e deves”, me ç’rast u hodh lart në ajër para se të rrëzohej me shpinë në tokë

Skitari zviceran, Marc Gisin, pësoi lëndime të rënda pasi u rrëzua në shpejtësi të madhe përderisa po garonte për Kupën e Botës në shtegun “Val Gardena”. Në fund, garën në këto lëshime e fitoi Aleksander Aamodt Kilde nga Norvegjia.

30-vjeçari e humbi kontrollin në pjesën e shtegut që njihet si “gunga e deves”, me ç’rast u hodh lart në ajër para se të rrëzohej me shpinë në tokë. Zhvillimi i garës u ndërpre për gjysmë ore, përderisa skitari ishte pa vetëdije dhe pranoi trajtim emergjent, duke u dërguar më pas në spital përmes helikopterit mjekësor.

Motra e saj, Michelle, citohet të ketë thënë për mediet italiane se vëllait të saj i është kthyer vetëdija dhe është në gjendje stabile, por i ka thyer disa eshtra të fundit të shpinës. Më vonë, skuadra zvicerane e skijimit deklaroi se skitari i tyre është lëshuar të shkojë në shtëpi, ndërsa do t’i nënshtrohet disa analizave tjera për verifikim më të thellë të lëndimeve të pësuara, shkruan “CNN”.

Image
Image

(Kosova Sot)