Southamptoni ia ndërpret Arsenalit ecurinë prej 22 ndeshjeve pa humbje

  • 16 December 2018 - 16:47
Southamptoni ia ndërpret Arsenalit ecurinë prej 22 ndeshjeve pa humbje

Southamptoni ia ndërpreu Arsenalit ecurinë e shkëlqyer prej 22 ndeshjeve pa humbje, pasi sot e mposhti me rezultatin 3-2 në kuadër të xhiros së 17-të në Premierligë.

Skuadra e Unai Emery ishte 15 ndeshje pa humbje në Premierligë dhe 22 në të gjitha garat, mirëpo sot pësoi humbje nga Southamptoni.

Southamptoni shënoi golin e parë në minutën e 20’ me anë të Danny Ings, kurse tetë minuta më vonë Henrikh Mkhitaryan e barazoi rezultatin në 1-1.

Danny Ings shënoi përsëri për 2-1 në minutën e 44’, dhe prapë Mkhitaryan e barazoi rezultatin për 2-2 në minutën e 53’.

Ndërsa në minutën e 85’ Charlie Austin shënoi golin vendimtar dhe atë të fitores.

Me këtë humbje Arsenali mbetet në pozitën e pestë me 34 pikë, tri më pak se Chelsea, kurse Southamptoni është në pozitën e 17-të me 12 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme në Premierligë Arsenali e pret në shtëpi Burnleyn, kurse Southamptoni luan si mysafir ndaj Huddersfieldit. 

 

(Kosova Sot)