Pele: Neymari duhet të shënojë më shumë, e të simulojë më pak

  • 17 December 2018 - 09:24
Pele: Neymari duhet të shënojë më shumë, e të simulojë më pak

Legjenda e futbollit Pele e ka paralajmëruar yllin e PSG-së se rëniet e tij brenda dhe jashtë fushës mund të ndikojnë që ai të mos arrijë majat e futbollit.

Neymar është krahasuar vazhdimisht me Pelen, të dy janë rritur dhe trajnuar në sistemin e klubit të Santosit në Brazil.

“Gjithmonë kam thënë se Neymari do të bëhet një lojtar i madh”, ka thënë Pele.

“Mirëpo çfarë ndodhi me të në vitet e fundit? Ai filloi duke mos shënuar shumë gola por duke bërë gjeste, simulime, ankime ndaj gjyqtarit. Për këtë imazhi i tij është bërë negativ”.

“Ne kemi folur për këtë disa herë, pavarësisht këtyre ai mbetet njëri ndër lojtarët më të mirë në botë”.

“Një baba nuk kritikon, një baba edukon djalin e tij”.

“Unë e bëj këtë për të mirën e tij dhe i uroj gjithë të mirat, do të bëj gjithçka për ta ndihmuar atë”. 

 

(Kosova Sot)