Çmenduri, tifozi i Liverpoolit ia ‘falë’ gruan Shaqirit pas golave që shënoi ndaj Unitedit

  • 17 December 2018 - 09:28
Çmenduri, tifozi i Liverpoolit ia ‘falë’ gruan Shaqirit pas golave që shënoi ndaj Unitedit

Xherdan Shaqiri lirisht mund të quhet ‘Heroi’ i ndeshjes së mbrëmshme të Liverpoolit kundër Manchester United.

Fillimisht rezultati ishte 1 me 1, por sulmuesi shqiptar hyri në lojë në minutën e 70’të dhe brenda 10 minutave i inkuadruar në ndeshje, shënoi dy gola.

Kjo i lumturoi jashtë mase fansat e Shaqirit, të cilët menjëherë pas përfundimit të lojës, vërshuan me komente nëpër rrjetet sociale. 

Por ai që ka rënë më së shumti në sy, ka qenë në faqen zyrtare të klubit Liverpool në Facebook.

‘Shaqiri eja dhe merr gruan time…ajo është e jotja’, ka komentuar njëri nga fansat.  Liverpooli me fitoren e mbrëmshme gjendet në vendin e parë me 45 pikë, ndërsa Manchester Unitedin është në pozitën e gjashtë me 26 pikë.