Shaqiri me dy golat e tij e bën komentatorin shqiptar të qajë në transmetim live

  • 17 December 2018 - 10:12
Shaqiri me dy golat e tij e bën komentatorin shqiptar të qajë në transmetim live

Nate e mbrëmshme ka qenë magjike për sulmuesin shqiptar, Xherdan Shaqiri.

Futbollisti që luan për kombëtaren e Zvicrës ka realizuar dy gola fantastikë ndaj Manchester Unitedit duke i dhuruar fitoren e madhe ekipit të tij, Liverpoolit.

Liverpooli fitoi bindshëm ndaj Unitedit 3-1 në kuadër të xhiros së 17-të në Premierligë dhe mori kreun.

Festa ka qenë madhështore dhe me të drejtë. Nuk i ka përmbajtur dot emocionet as komentatori i Supersportit, Ylli Aga i cili ka shpërthyer në lot.

Te goli i dyte fillon t’i dridhet zëri nga emocionet e mëdha, teksa në një moment ia plas dhe të qarës.

 

 

Dy golat e “çmendur” të Shaqirit, komentatori shqiptar ia plas të qarës live on Vidnews.