Milani tenton kthimin e Patos

  • 17 December 2018 - 11:22
Milani tenton kthimin e Patos

Raportohet se Milani ka kthyer vëmendjen për ta kthyer në “San Siro” sulmuesin brazilian të Tianjin Quanjian, Alexandre Pato.

Pato mund të transferohet nga Milani pas dështimit për ta sjellë Zlatan Ibrahimovicin nga Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Pato është i gatshëm për një kthim në Milan, mirëpo së pari duhet ta ulë pagën e tij aktuale prej 9 milionë eurove për stinor që merr në Kinë.

29-vjeçari shënoi 63 gola dhe fitoi titullin e Serie A-së në gjashtë stinore sa ishte me kuqezinjtë. 

 

 

(Kosova Sot)