Kololli nervozohet pas zëvendësimit, thyen bankën rezervë të Zurichut

  • 17 December 2018 - 11:54
Kololli nervozohet pas zëvendësimit, thyen bankën rezervë të Zurichut

Benjamin Kololli është njëri nga futbollistët kryesor të skuadrës zvicerane Zurichut.

Reprezentuesi kosovar këtë edicion ka qenë në shumë ndeshje të Zurichut vendimtar me gola e asistime.

26-vjeçari ka shënuar nëntë gola e gjashtë asistime në 24 ndeshje, duke qenë lider i klubit bardh e kaltër.

Por në ndeshjen ndaj Luganos në javën e 18-të, Zurichu nuk arriti më shumë se një barazim pa gola.

Kololli nuk ishte në ditën e tij më të mirë dhe u zëvendësua nga trajnerin Ludovic Magnin në minutën e 64-të.

 
Embedded video
 

Der grösste Aufreger im Spiel zwischen dem FCZ und Lugano: Benjamin Kololli verliert nach seiner Auswechslung kurz die Beherrschung.

 
 
 
 

Ky zëvendësim nuk është pritur fare mirë nga Kololli, i cili me të shkuar në bankën rezervë filloi ta thyej atë duke e goditur me grusht.

Kololli u pa shumë i dëshpëruar me zëvendësimin dhe me lojën e tij duke u bë temë në mediat zvicerane.

E për këtë gjest të reprezentuesit të Kosovës ka folur edhe trajneri Magnin, i cili ka thënë se Kolollin e pret dënimi.

“Kur isha futbollistë isha edhe unë si Kololli”, thotë fillimisht Magnin.

“Veprimi i tij do të ketë pasoja. Do të ketë një ndëshkim me të, por fillimisht duhet të flasim”, tha Magnin.

Zurichu pas këtij barazimi mbetet në pozitën e katërt në tabelë me 25 pikë.

(Kosova Sot)