Pique tregon kur do të pensionohet nga futbolli

  • 17 December 2018 - 12:13
Pique tregon kur do të pensionohet nga futbolli

Mbrojtësi i Barcelonës Gerard Pique thotë se do t’i jap fund karrierës së tij atëherë kur nuk e shijon më lojën e futbollit.

Qendërmbrojtësi shënoi një gol mbrëmë në fitoren 5-0 ndaj Levantes.

“Është e vështirë të filloj ashtu siç kam bërë në stinorin e kaluar, por atë ditë që ndaloj së shijuari duke luajtur futboll, do ta lë”, ka thënë Pique.

“Shpresoj që të bëjmë gjëra të mira me këtë gjeneratë”.

Pique u pensionua nga Kombëtarja e Spanjës pas eliminimit nga Botërori në Rusi gjatë verës.

31-vejçari ka shënuar pesë gola në 22 paraqitje të këtij stinori në të gjitha garat. 

 

(Kosova Sot)