Boksieri shqiptar fiton me nokaut ndaj Aldo Collianderit

  • 17 December 2018 - 13:00
Boksieri shqiptar fiton me nokaut ndaj Aldo Collianderit

Boksieri shqiptar Kristian Prenga regjistroi një tjetër fitore mbrëmjen e djeshme, teksa triumfoi përballë kundërshtarit Aldo Colliander

Në ndeshjen e zhvilluar në Toronto të Kanadasë, boksieri shqiptar fitoi me Knock-Out, duke regjistruar fitoren e tij të 9 në 10 takime në boksin profesionist.

Vlen të theksohet se kundërshtari i Prengës,Collander vinte pas 17 ndeshjesh të zhvilluara, ku numëronte 15 fitore dhe dy humbje.

Kristian Prenga ndjeu edhe mbrëmë mbështetjen e komunitetit shqiptar që jetojnë në Toronto dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilëve u dedikoi edhe fitoren.

 

(Kosova Sot)