Mesazhi i Casillasit që sugjeron se Mourinho do të shkarkohet nga Man Unitedi

  • 17 December 2018 - 15:23
Mesazhi i Casillasit që sugjeron se Mourinho do të shkarkohet nga Man Unitedi

Portieri i Portos, Iker Casillas, e ka kritikuar trajnerin e Manchester Unitedit, Jose Mourinhon, pas disfatës që pësuan “Djajtë e kuq” dje kundër Liverpoolit. Përmes një mesazhi të publikuar në Twitter, Casillas ka sugjeruar se Mourinho mund të jetë afër shkarkimit nga klubi i tij.

Casillas kishte luajtur për Mourinhon gjatë kohës kur këta të dy ishin pjesë e Real Madridit. Ata ishin zënë mes vete dhe kjo kishte përfunduar me largimin e portierit, pas 17 viteve me klubin madrilen

Të dielën në Anfield u zhvillua derbi mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit, të cilën e fituan vendasit me rezultat 3-1, duke e marrë përsëri kreun e tabelës së Premierligës. Pas kësaj ndeshje, Casillasi sugjeroi se Mourinho është në fund të karrierës së tij.

“Sipas një gazete portugeze, dikush ka thënë se një lojtar si unë, 37-vjeçar, është në fund të karrierës së tij. Pajtohem plotësisht. Pyetja ime, për këtë gazetë, është: në rastin e trajnerëve, kur e vërejnë ata se nuk janë në gjendje ta drejtojnë apo stërvitin një skuadër”, ka thënë Casillas.

 

Según un diario portugués alguien dijo que un jugador como yo ( 37 años ) está al final de su carrera. Completamente de acuerdo!Mi pregunta es,para ese periódico:
En el caso de los entrenadores, cuando y en qué momento se ve que ya no están para dirigir un equipo o entrenar?

 
 
 
 

Mourinho është në sezonin e tij të tretë me Manchester Unitedit, mirëpo ai nuk ka arritur që ta bëjë shumë përmirësime në skuadër. Sezoni i tij i parë me klubin mbetet më i suksesshmi, kur ai e fitoi titullin e Evropa Ligës, Kupës së Anglisë dhe Community Shield.

Paraqitjet dhe rezultat e dobëta të këtij sezoni kanë bërë që të vihet në dyshim e ardhmja e tij në klub, pasi që Manchester Unitedi tanimë ndodhet plot 19 pikë larg liderëve të tabelës së Premierligës, Liverpoolit.

(Kosova Sot)