200 ditë pa Zidane: Çfarë ka ndryshuar në Real Madrid?

  • 17 December 2018 - 15:25
200 ditë pa Zidane: Çfarë ka ndryshuar në Real Madrid?

Më 31 maj të vitit 2018, Zinedine Zidane u largua papritmas nga pozita e trajnerit të Real Madridit, pasi i fitoi tre tituj të Ligës së Kampionëve ne vetëm dy sezone e gjysmë si trajner në Santiago Bernabeu.

Tani, 200 ditë më vonë, klubi e ka ndërruar trajneren përsëri, e ka përjetuar një prej krizave më të mëdha në histori të këtij klubi, si dhe i ka dhënë lamtumirën yllit të skuadrës

Zidane u largua dhe Lopetegui erdhi

Lajmi për emërimin e Julen Lopeteguin në pozitën e trajnerit të Real Madridit ra si një bombë në përgatitjet e Kombëtares së Spanjës për turneun e Kupës së Botës, duke e futur Federatën e Futbolli të Spanjës në krizë, të cilët u detyruan ta shkarkojnë Lopeteguin nga pozita e trajnerit të Spanjës vetëm disa ditë para se të fillonte Kupa e Botës në Rusi.

Largimi i Cristiano Ronaldos

Largimi i Zidanet u përcoll nga largimi i yllit të skuadrës madrilene, Cristiano Ronaldos, i cili më 10 korrik u transferua zyrtarisht në Juventus për 112 milionë euro, duke i krijuar vështirësi trajnerit të ri për ta gjetur dikë t’i zëvendësojë 50 golat e tij brenda sezonit.

Atletico Madridi triumfon në Super Kupës së Evropës

Pa Zidanen dhe Ronaldon, Real Madridi u përballë me rivalët e qytetit, Atletico Madridin, në finalen e Super Kupës së Evropës. Këtë ndeshje e fituan ‘Rojiblancos”, duke e mposhtur Real Madridin në finale për vetëm të dytën herë në histori.

Kriza e kohës

Real Madridi nuk arriti të shënojë gol për 481 minuta lojë radhazi, një nga rekordet më të këqija që e mban ky klub. Kjo i nxiti spekulimet se karriera e Lopeteguit në Real Madrid do të merrte fund para se të fillonte mirë.

Lopetegui largohet, Solari në vend të tij

Disfata me rezultat 5-1 kundër Barcelonës në Camp Nou ishte ndeshja vendimtare për shkarkimin e Lopeteguit. Lajmi për shkarkimin e tij u bë i ditur vetëm një ditë pas kësaj ndeshje, më 29 nëntor, dhe Santiago Solari u emërua në vend të tij.

Keylor, Isco dhe Asensio jashtë skuadrës

Solari filloi menjëherë me disa ndryshime të mëdha dhe i dha fund ndeshjeve si titullar portierit Keylor Navas, pasi që e preferonte Thibaut Courtois. Navas paraqitet vetëm në ndeshjet e Copa del Rey, ndërsa edhe Isco dhe Marco Asensio i kanë humbur vendet në formacionin e parë.

Reguilon, Odriozola dhe Ceballos në fushë

Pas këtyre ndryshimeve, Sergio Reguilon, Alvaro Odriozola dhe Dani Ceballos i kanë shfrytëzuar mundësitë që iu dhanë nga trajneri i tyre, Santiago Solari.

Zëvendësuesi i Casemiros

Marcos Llorente u bë lojtari i fundit i cili e shfrytëzoi mungesën e një lojtari titullar dhe tani ai është bërë pjesë e rëndësishme në mesfushën e Solari, duke e dëshmuar veten se është në gjendje të luajë në këtë nivel.

Kupa e Botës për Klube

Nëntë fitore dhe dy humbje në 11 ndeshje është rekordi i Solari në Real Madrid dhe tani skuadra i ka filluar përgatitjet për Kupën e Botës për Klube, të cilët synojnë ta fitojnë për të tretën herë radhazi.

Përkundër të gjithave, Real Madridi është kualifikues në fazën e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve dhe kanë kaluar edhe në fazën e radhës së Copa del Rey. 

(Kosova Sot)