Kështu i trullosën Shaqiri dhe Firmino lojtarët e Man Unitedit

  • 17 December 2018 - 15:45
Kështu i trullosën Shaqiri dhe Firmino lojtarët e Man Unitedit

Dygolëshi i Xherdan Shaqirit e frymëzoi Liverpoolit drejt triumfit të madh në derbi ndaj rivalit të moçëm, Manchester Unitedit, në Premierligë të dielën në “Anfield”.

Liverpooli e mposhti 3-1 Manchester Unitedin duke e ruajtur ecurinë e përkryer pa humbje dhe njëkohësisht vendin e parë në Premierligë.

Anësori shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri erdhi nga stoli pas një ore lojë dhe realizoi dy herë për 3-1 në kur rezultati ishte i barabartë 1-1.

Por, përveç se e kreu punën për mrekulli për skuadrën e Jurgen Kloppit, shqiptari pati kohë edhe për trika. Shaqiri bëri një lëvizje në stil të të madhit Ronaldinhos dhe harkoi, me De Gean që e devijoi topin e tij.

Topi i kthyer i Shaqirit përfundoi te Roberto Firmino, braziliani i cili u tall me mbrojtësit e Unitedit duke bërë pasim pa shikuar.

Për më shumë shikojeni videon në vazhdim. 

 
Embedded video
 

Xherdan Shaqiri whipping out a flip-flap and Roberto Firmino with a casual no-look pass within seconds. Just toying with United late on

 
 
 
(Kosova Sot)