Paraqitja e Messit ndaj Levantes tregon se askush nuk është në nivelin e tij

  • 17 December 2018 - 16:07
Paraqitja e Messit ndaj Levantes tregon se askush nuk është në nivelin e tij

Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, arriti ta bëjë një paraqitje mjaft mbresëlënëse në ndeshjen e mbrëmshme kundër Levantes dhe që nga atëherë, ai ka qenë në qendër të vëmendjes, pasi që ka marrë shumë lëvdata për paraqitjen

Messi shënoi tre gola dhe dhuroi dy asiste për Luis Suarezin dhe Gerard Piquen, duke qenë i përfshirë drejtpërdrejt në të gjitha pesë golat e Barçës. Katalonasit e fituan ndeshjen me rezultat 5-0.

Fillimisht, argjentinasit iu nevojit pak kohë për t’u ambientuar në këtë ndeshje, por kur e arriti këtë gjë, ai ishte i pandalshëm dhe i la kundërshtarët, bashkëlojtarët dhe tifozët gojëhapur me paraqitjen e tij.

Het-triku dhe asistet nuk ishin e vetmja gjë që mbeti në mendjen e atyre që e shikuan ndeshjen, pasi që argjentinasi pati momente magjie gjatë gjithë ndeshjes. Për këtë arsye, tifozët e futbollit kanë publikuar video me të gjitha pjesët më të mira të Messit gjatë ndeshjes.

Kjo fitore ia përforcoi edhe më shumë pozitën e parë Barcelonës, që tani është tri pikë para klubit në vend të dytë, Sevillës.

 

(Kosova Sot)