Ronaldo e nxjerr në shitje makinën e tij të parë, ky është çmimi i saj

  • 17 December 2018 - 16:10
Ronaldo e nxjerr në shitje makinën e tij të parë, ky është çmimi i saj

Cristiano Ronaldo e ka nxjerrë në shitje makinën e tij të parë, Audi S3 Coupe, të cilën ylli i Juventusit e kishte përdorur në kohën kur ishte në Manchester United.

Nuk është çudi që çmimi i kësaj makine në treg është i lartë, duke qenë se lidhet me superyllin portugez. Kushdo që e dëshiron këtë makinë, mund ta marrë atë për 20 mijë euro.

Edhe pse kjo Audi S3 e vitit 2000 momentalisht kushton mes 6 mijë dhe 10 mijë euro, pronari i saj i ka vënë çmim prej 20 mijë euro.

Cristiano e kishte blerë këtë makinë në dorën e dytë në sezonin e tij të parë në Manchester United, pasi kishte kaluar në Premierligë nga Sportingu verën e 2003-ës.  

 

(Kosova Sot)