Reagimi i Kloppit pasi kuptoi që Bayerni është kundërshtari i Liverpoolit në Champions

  • 17 December 2018 - 16:59
Reagimi i Kloppit pasi kuptoi që Bayerni është kundërshtari i Liverpoolit në Champions

Trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është i shqetësuar nga shorti i 1/8 të finales së Ligës Kampionëve, pasi që skuadra e tij do të ndeshet me Bayern Munichun dhe Klopp ka bërë të ditur se ai nuk do ta nënvlerësojë klubin gjerman.

Dy skuadrat e kanë filluar sezonin e ri në mënyra plotësisht të ndryshme, pasi që Liverpooli i ka kaluar pritshmëritë dhe tani e mbajnë pozitën e parë në tabelën e Premierligës, ndërsa Bayern Munichu është nëntë pikë larg liderëve, Dortmundit.

Liverpooli e ka filluar sezoni e ri ashtu siç e kishte përfunduar sezonin e kaluar dhe tani është në garë me Manchester Cityn për ta fituar titullin e Premierligës. Ndërsa, rezultatet dhe paraqitjet e dobëta e Bayern Munichut kanë bërë që Niko Kovaci të përballet me spekulime për shkarkim nga pozita e trajnerit.

“Në fund të fundit, është një ndeshje futbolli e nivelit të lartë dhe ne duhet ta luajmë. E kemi ditur këtë gjë edhe më parë, askush nuk do të kishte menduar: ‘Falë Zotit, do të luajmë kundër Liverpoolit’, kështu që as ne nuk po mendojmë: ‘Falë Zotit, do të luajmë kundër Bayernit’”, ka thënë Klopp.

“Është e vështirë, por kështu duhet të jetë. Është faza e 16 ekipeve më të mira në Ligën e Kampionëve, kështu që tani ka vetëm skuadra të mira dhe jam me të vërtet i emocionuar për këtë gjë”.

“Gjatë viteve të fundit, ata e kanë dominuar Bundesligën në periudhën më të mirë të futbollit në Gjermani. Të gjithë po flasin për Gjermaninë që është në një moment të mirë. Ka kaluar një kohë e gjatë nga ndeshja e fundit që e kam luajtur kundër Bayernit, kështu që mezi po e pres”.

“Të gjithë e njohim atë stadium, atmosfera do të jetë e mrekullueshme. Është një udhëtim shumë i mirë për tifozët. Ne, stafi i Liverpoolit, dimë më shumë për futbollin gjerman sesa për çfarëdo ligë tjetër, por kjo nuk përbën ndonjë ndryshim të madh”. 

 

(Kosova Sot)