Mourinho, trajneri favorit për t’u shkaktuar

  • 17 December 2018 - 18:14
Mourinho, trajneri favorit për t’u shkaktuar

Disfata që pësoi Manchester Unitedi kundër Liverpoolit në fundjavë, me rezultat 3-1, ka bërë që trajneri Jose Mourinho të jetë favoriti për t’u shkarkuar nga klubi i tij.

Manchester Unitedi tani është 19 pikë prapa liderëve në tabelën e Premierligës, Liverpoolit, dhe 11 pikë larg klubit në vendin e katërt, Chelseat. Për më tepër, ata i kanë pranuar 29 gola në vetëm 17 ndeshje.

Këto paraqitje të Manchester Unitedit kanë bërë që të vihet në dyshim pozita e Mourinhos si trajner i klubit anglez, pasi që shumica e kritikave për rezultatet e dobëta kanë rënë mbi shpatullat e portugezit.

Përveç kritikave për rezultatet, Mourinho është kritikuar për mënyrën se si ai i mban marrëdhëniet me lojtarët e skuadrës së tij. Mediat e huaja raportojnë se shumë lojtarë të Manchester Unitedit nuk pajtohen me stilin e lojës të portugezit dhe me kritikat që ua bënë ky i fundit publikuar pas rezultateve të dobëta.

Mirëpo, agjenti i Mourinhos, Jorge Mendes, i ka mohuar spekulimet se klienti i tij mund të përballet me shkarkim, duke thënë se Mourinho është i lumtur me klubin, por edhe drejtuesit e Manchester Unitedit janë të lumtur me të.

Kjo gjë nuk është pranuar nga shumë media ndërkombëtare, si Goal.com, e cila raporton se Mourinho ka më së shumti gjasa që të jetë trajneri i radhës i cili do të shkarkohet nga pozita e tij. 

 

(Kosova Sot)