Pele hap akademi futbolli

  • 17 December 2018 - 19:24
Pele hap akademi futbolli

Njeriu i vetëm në histori të futbollit që ka fituar tri herë Botërorin si lojtarë është Pele, kurse tani edhe pse ne moshën 78 vjeçare Pele nuk dorëzohet dhe vazhdon të kontribuojë për futbollin

Javën e kaluar, Pele ra përsëri në vëmendje pasi që hapi qendrën e tij të futbollit në Rio de Janeiro.

Mbreti i futbollit dhe lojtari më i mirë i të gjitha kohërave ishte në Resende për ta përcjellur ceremoninë e hapjes së Akademisë Pele.

Pele është lojtari i vetëm në histori që ka fituar tri herë Botërorin si lojtarë, loja që ka bërë Pele ka ndryshuar futbollin, kurse edhe pse 78 vjeçar ai vazhdon të kontribuojë në këtë fushë.

Shkolla është ndërtuar me qëllim që të ndihmojë dhe mbështes talentet dhe futbollistët e rinj duke e pasuar kështu Pelen.

Akademia nuk do ta kufizojë punën e saj kur bëhet fjalë për atë që do të bëhet në fushën e futbollit, megjithatë, programi i saj përpos që është për futbollin ai është edhe edukativ dhe social po ashtu.

Një turmë e madhe janë mbledhur për ta parë Pelen, i cili kishte qenë i dobët më shëndet kohëve të fundit. E përderisa ai u paraqit shumë fragjil dhe më i dobët së më parë, ai kishte të njëjtin shpirt të madh derisa nuk harrojë pa shkëmbyer përvojën e tij për ata të cilët e përcollën ngjarjen.

Ai u prit nga Orkestra për Edukim String në Resende, që përbëhet prej 28 fëmijëve. Pastaj, 20 të tjerë ju bashkuan atyre nga kolegji i komunës Vargas “Choir of Getúlio”.

Pele qartë ishte inspiruar dhe prekur nga përshëndetjet që mori nga fëmijët në këtë ditë derisa atij ju prezantua edhe statuja e nderit.

Po ashtu në këtë projekt u mbjell edhe “Pylli i golave” që përbëhet nga 1283 pemë e perime dhe lule që do të rritën rreth fushën, një për çdo gola që ka shënuar ai gjatë karrierës së tij.

“Më 1969, kur shënova golin e 1000-të kam folur për nevojën që të shikojë për të ardhmen, për të shikuar për fëmijët dhe për të siguruar të gjithë ato që kanë nevojë që edhe të tjerët kanë nevojë për të arritur ëndrrën që ne e kemi arritur”, ka thënë Pele.

“I kam marrë të gjithë këto lëvdata sot dhe nuk mund ta besoj se gjithë këta njerëz, shumica e të cilëve kurrë nuk me kanë parë duke luajtur, me përshëndesin me këtë admirim kaq të madh. Shpresoj që ky projekt mund të ndihmojë në zhvillimin e shumë, e shumë fëmijëve”.

“Është një përgjegjësi e madhe të kem emrin e lidhur me një qytet si ky. Resende i hapi dyert dhe jam krenar që tani mund të prezantoi Qendrën për Futboll të Shkëlqyeshëm, kryesisht për ti përgatitur fëmijët që të jenë jo vetëm futbollist të mëdhenj por edhe njerëz të mëdhenj. Ne të gjithë duhet të punojmë s’bashku për të krijuar qytetar të mirë. Kjo është rëndësia e madhe e këtij projekti”, ka shtuar ai.

Për të gjithë tifozët dhe për nderimet që ai i cilësoi si një ditë emocionale, Pele po ashtu ofrojë po ashtu ofrojë një mendim pak me të kthjellët edhe pse shëndeti i tij ka filluar që të dobësohet.

“Luajta 25 vite me Santos dhe me Brazilin, plus pesë vite të tjera me Cosmos”, tha ai. “Kurse tani Zoti po ma dërgon faturën”.

Simpatik dhe me humor, O Rei  po ashtu la një mesazh për fëmijët të cilët dëshirojnë që ti arrin sukseset e tij.

“Duhet gjithmonë të luani në atë mënyrë që të përpiqeni, siç kam bërë unë”, tha ai. “Kurrë nuk duhet të mendoni se jeni më i mirë, gjithmonë duhet të mendoni të përmirësoheni. Kjo është ajo që dua ta kalojë të fëmijët të cilët duan të bëhen lojtarë të mëdhenj, duhet gjithmonë të punoni”.

Pele po ashtu gjeti kohë për të ritreguar disa anekdota për karrierën e tij të ndritur, ai tregoi një barsoletë për me ish kapitenin e Gjermanisë dhe shokun e tij të Cosmosit, Franz Beckenbauer.

“Nuk di gjermanisht por kisha mësuar pak fjalë anglisht dhe Beckenbauer vazhdimisht bënte humor me mua. Ai tashmë fliste anglisht dhe një gjë që mësova nga ai ishte anglishtja. Kështu, unë flisja anglisht keq për shkak të tij”, tha Pele duke bërë humor.

Në fund Pele e la turmën duke dhënë edhe disa fjalë të mençura për punën në ekip dhe si ata duhet të punojnë s’bashku për të arritur qëllimet e tyre.

“Mendoj se kur ne flasim për qëllimet, sulmuesit janë ata që flasim më shumë për ta. Është një gjë e mirë për mua, kisha mundësi që të shënoja shumë gola, por nuk i shënova ato vetëm. Nëse e bëra ishte pse kisha portier të mirë, mbrojtës të mirë që me ndihmonin...Asnjë lojtarë vetëm s’mund ti bëj, kështu që mendojse këtë duhet ta kujtoni kur jeni në fushë”.

 

(Kosova Sot)