Besiktasi konfirmon largimin e Pepes nga ekipi

  • 17 December 2018 - 21:28
Besiktasi konfirmon largimin e Pepes nga ekipi

Mbrojtësi raportohet se ka mbuluar pagat e disa anëtarëve të ekipin para largimit të tij nga klubi

Mbrojtësi i Portugalisë, Pepe i është shkëputur kontrata e tij nga Besiktasi, me klubin nga Stambolli që janë në proces të limitimit të pagave të tyre për shkak se janë duke vuajtur nga borxhet.

Ish ylli i Real Madridit, ka një marrëveshje që pritet të mos skadojë deri në qershor të 2019, por Besiktas nuk ka pasur zgjidhje tjetër pos ta shkëpus këtë marrëveshje si rezultat i problemeve të tyre financiare.

Klubi lëshoi një deklaratë që konfirmon largimin e Pepes, derisa e falënderon atë për punën e tij të hënën.

Raportohet se Pepe ka lënë para kesh si bakshish për disa anëtarë të ekipit më të cilët ka punuar me ta viteve të fundit.

Mbrojtësi thuhet se ka pasur njërën prej pagave të mëdha në Besiktash, pasi ai nënshkroi kontratë dy vjeçare për skuadrën truke pas largimit nga Real Madridi më 2017.

Marrëveshja duket se kishte vlerë 9.5 milionë euro me bonuse dhe po ashtu Pepe ka marrë bonuse në çdo ndeshje që ka luajtur.

Ai u largua nga klubi kur ai është në pozitë të mirë derisa e përcolli nga tribunat barazimin e skuadrës së tij kundër Trabzonspor në Vodafone Park Stadium të dielën.

Pavarësisht se ka pasur shumë lëndime, Pepe bëri 17 paraqitje për klubin këtë sezon dhe regjistroi pesë gola.

 

(Kosova Sot)