Ylli i Man Unitedit e refuzon ofertën për vazhdimin e kontratës

  • 18 December 2018 - 10:48
Ylli i Man Unitedit e refuzon ofertën për vazhdimin e kontratës

Oferta e Manchester Unitedit për vazhdimin e kontratës nuk i ka bërë përshtypje agjentit të Anthony Martialit, Philippe Lamboley, i cili ka vënë dyshim në mundësinë që francezi ta nënshkruajë një kontratë të re afatgjate me klubin anglez.

Kontrata e Martialit do të përfundonte verën e vitit të ardhshëm, mirëpo Manchester Unitedi përfitoi nga opsioni për t’ia vazhduar kontratën Martialin për edhe një vit më shumë, opsion ky që do ta mbajë 23-vjeçarin në klub deri në vitin 2020.

Megjithatë, është ende e paqartë nëse Manchester Unitedi do të vazhdojë me ndonjë ofertë të re për sulmuesin francez, i cili është golashënuesi i tyre më i mirë këtë sezon dhe është një ndër lojtarët më të pëlqyer nga tifozët.

“Jam shumë pesimist për mundësinë që bisedimet të shkojnë mirë. Ata tanimë na kanë bërë oferta, të cilët nuk përshtaten me pritshmëritë tona, me elemente shumë larg dëshirave tona”, ka thënë Lamboley.

“Jemi shumë larg arritjes së një marrëveshjeje, për momentin”, shtoi ai.

Përkundër sukseseve që ka pasur para portës, Martiali ende nuk e ka fituar besimin e trajnerit Jose Mourinho për një vend në formacionin e parë në Old Trafford. Ai u la në stol për ndeshjen kundër Liverpoolit, të cilën “Djajtë e kuq” e fituan me rezultat 3-1. 

 

(Kosova Sot)