Strakosha merr kritikat të mëdha nga ish-portieri italian

  • 18 December 2018 - 10:51
Strakosha merr kritikat të mëdha nga ish-portieri italian

Thomas Strakosha ka marrë shumë kritika nga tifozët, por edhe nga analistë të futbollit, pas paraqitjeve jo fort të mira te skuadra e Lacios.

Njëri prej tyre është edhe ish-portieri i ekipit romanez, Giorgio Frezzolini. 

Ai është shprehur më shumë se pesimist kundrejt ecurisë të Strakoshës duke deklaruar: “Unë nuk shoh rritje te Strakosha. Vitin e kaluar bëri shumë mirë, ndërsa sivjet ka ndaluar pak. Një portieri i moshës së tij mund dhe duhet të përmirësohet në gjithçka. Një djalë i ri nuk mund të ketë arritur maksimumin e tij, ose përndryshe mund të thuash se është një portier mesatar dhe nuk mund të shkojë më shumë se kaq".

"Konkurrenca është shumë e rëndësishme, pasi një portier i dytë inteligjent të ndihmon të rritesh dhe të stërvit mirë që të japësh 100%. Një lojtar rezervë duhet të japë dyfishin e tij për të fituar fanellën e titullarit dhe kjo vlen dhe për portierët”, ka kritikuar Frezolini.

 

(Kosova Sot)