?Ja sa shumë do t’i kushtonte Unitedit shkarkimi i Mourinhos

  • 18 December 2018 - 10:53
?Ja sa shumë do t’i kushtonte Unitedit shkarkimi i Mourinhos

Edhe pse shumë tifozë të klubit e kërkojnë shkarkimin e Jose Mourinhos nga pozita e trajnerit të Manchester Unitedit, kjo gjë ka pak gjasa të ndodhë pasi që klubi do të duhet t’ia paguajë 26.7 milionë euro për ta ndërmarrë këtë veprim.

Manchester Unitedi nuk ishte aspak mbresëlënës në ndeshjen e së dielës kundër Liverpoolit në Anfield, e cila përfundoi me rezultat 3-1 për vendasit. Gjatë kësaj ndeshje, skuadra e Mourinhos arriti t’i bëjë vetëm gjashtë goditje drejt portës, në krahasim me 36 të skuadrës së Jurgen Kloppit.

Mourinho e la Pogbën në stol për ndeshjen kundër Liverpoolit dhe për këtë mori mjaft shumë kritika, pasi që shumë tifozë mendojnë se portugezi i ka prishur marrëdhëniet e tij me lojtarët dhe kjo bën që ata mos duan të luajnë mirë për trajnerin.

Përkundër faktit që Manchester Unitedi tani ndodhet plot 19 pikë larg liderëve, Liverpoolit, Mourinho nuk pritet të shkarkohet menjëherë, për shkak të shumës së madhe që duhet t’ia paguajë klubi për ta bërë këtë gjë.

Sipas gazetarit të afërt me Mourinhon, Duncan Castles, Mourinho do t’i fitojë 26.7 milionë euro nëse shkarkohet tani, ndërsa nëse shkarkohet kur të bëhet e pamundur për “Djajtë e kuq” ta zënë një vend në top katërshe, klubi duhet t’ia paguajë 6.7 milionë euro më pak, 20 milionë.

Drejtuesit i klubit i kanë shkarkuar nga puna edhe dy trajnerët paraprakë, David Moyes dhe Louis van Gaal. Nëse e njëjta gjë ndodh edhe me Mourinhon, atëherë asnjë trajner i emëruar në këtë pozitë pas largimit të Mourinhos nuk do ta ketë përfunduar kontratën e tij me klubin.

Në anën tjetër, Mourinho është përballur me shkarkim edhe tri herë të tjera gjatë karrierës së tij si trajneri, dy herë është shkarkuar nga Chelsea, ndërsa një herë nga Real Madridi. 

(Kosova Sot)